×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 19:28

    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) lansuan programin Kompaktin MCC-Kosovë, i fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve moderne të energjisë së pastër për të përmirësuar besueshmërinë e energjisë elektrike në Kosovë, njoftoi Qeveria e Kosovës përmes një kumtese.

    Lëvizja Vetëvendosje, e ka mirëpritur këtë lajm duke thënë se “Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë”.

    236.7 milionë dollarë është vlera e investimit. 202 milionë prej tyre grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse 34.7 milionë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovë”, thuhet në reagimin e partisë.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në deklaroi që nga sot hyn në fuqi programi Kompakt me MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë.

    ”Me rezerva prej se paku 340 MWh, Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë”, deklaroi ministrja Rizvanolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!