×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla për deklaratat e Prindon Sadriut: Nuk i ka thënë në cilësinë e diplomatit

    Reporteri
    15 Shkurt 2022 | 23:03

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur sot për deklaratën e diplomatit Prindon Sadriu, i cili ditë më parë i ka cilësuar mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

    Gërvalla ka thënë se Sadriu nuk i kishte cilësuar mediat si të tilla, ndërsa tha se ai nuk i kishte bërë këto deklarata në cilësinë e diplomatit, por si bashkëshort i presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se nuk ka bërë shkelje diciplinore.

    “Nuk ja jep të drejtën, por që nuk i kishte cilësuar gazetarët në tërsi si të tillë. Unë jam fanatike e përmbajtjes e asaj cka është thënë dhe jo e interpretimit mbi atë cfarë është thënë dhe është e vërtet që z.Sadriu një përgjithësim të tillë nuk e ka bërë”.

    “Përgjegjësi diciplinore do të kishte nëse gjatë ushtrimit të detyrës së tij si diplomat ai do të kishte shkelur detyrat e tij. Kjo deklaratë nuk është e diplomatit Prindon Sadriu, kjo deklaratë është e bashkëshorit të presidentes të detyruar të mbrojë dinjitetin. Unë një deklaratë të tillë nuk do ta kisha bërë”, tha Gërvalla në një intervistë për ATV.

    Ajo tha se shpreson që shumë gazetarë profesionist të mos e gjejnë vetën në këtë deklaratë.

    “Unë po të isha gazetare nuk do të lejoja se kjo të më interpretohej se sikur e ka fjalën për mua po të isha gazetare serioze, unë shpresoj shumë që gazetarët profesionist të mos e gjejnë vetën të apostrofuar në një tekst të tillë”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!