×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: “Serbia e njeh Kosovën de fakto”

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 22:47

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, tha se pavarësia e Kosovës është e njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po ashtu listoi edhe disa data kur Serbia e ka njohur Kosovën de fakto.

    “Ju thoni se Serbia me këtë marrëveshje ka njohur de fakto Kosovën, ndonjë i paditur edhe mund ta besojë këtë që ky është momentumi ku Serbia e njeh de fakto Kosovën, por, njohja de fakto edhe de jure e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur ka ndodhur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi Haxhiu, përcjell Reporteri.net.

    “De fakto, Serbia, Kosovën e pranon dhe e njeh me nënshkrimin e kapitullimit në Kumanovë në vitin 1999. Kosova de fakto dhe de jure është e pavarur më 17 shkurt 2008 dhe këtë e din Serbia, asnjë juridiksion dhe për asgjë për Kosovën nuk pyetet, prej kësaj date janë 117 vende që e kanë njohur Republikën e Kosovës por nëse dëshirojmë të kthehemi në histori edhe pak, de fakto Serbia, Kosovën e njeh falë luftës së Ushtrisë

    Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga Komandanti legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Zajit Pajaziti e mijëra dëshmorë të tjerë “ u shpreh deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu.

    Tutje ai shtoi se de fakto në këtë situatë Serbinë e kanë sjellë mijëra të burgosur politik si Adem Demaçi dhe Ukshin Hoti.

    Ndër të tjera ai tha se de fakto Serbia e njeh Kosovën edhe nga rezistenca e viteve të 90-ta dhe sipas tij nuk kemi nevojë të detyrojmë dhunuesin ta pranojë dhunën për të thënë që po na njeh de fakto, kur atë e ka shpallur Gjykata e Drejtësisë.

    Sa I përket “trashëgimisë e të kaluarës për dialogun” Haxhiu tha se trashëgimi e të kaluarës është liria dhe pavarësia e këtij vendi dhe se kjo trashëgimi u ka mundësuar që ju të jeni kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ta përfaqësoni vendin, pjesë të kësaj trashëgimie nga e kal;uara, Haxhiu përmendi edhe 117 njohje po ashtu edhe marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2019 e cila sipas Haxhiut i ka detyruar serbët t’I shkrijnë të gjitha institucionet paralele që i kanë pasur në pjesën veriore dhe vendet e tjera të Kosovës si dhe integrimi i pjesës veriore./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!