Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka shkuar këtë të enjte në zyrë presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Ky takim i tyre, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se po zhvillohet pas asaj që ndodhi dje me qindra udhëtarë të Kosovës të cilët u ndaluan nga autoritetet serbe në pikat kufitare.
Poashtu, ambasadori Hovenier dhe presidentja Osmani do të flasin edhe për policët e Kosovës të ndaluar nga Serbia.
Pas takimit, Hovenier dhe Osmani do t’i adresohen mediave./Reporteri.net/