×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i Odës së Infermierëve të Kosovës: Infermieri 525 euro pagë, asistenti i deputetit 600 euro për të lexuar email-a

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 16:29

    Anëtari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku ka kritikuar vendimin e Qeverisë për të paguar asistentin e deputetit 600 euro, siç thotë ai, për të lexuar email-a, kur,  sipas tij, rroga e një infermieri është 525 euro.

    Duraku tha se vetëm sot u ka ofruar shërbime 50 pacientëve, teksa puna primare e asistëntëve sipas tij do të jetë 600 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Asistenti i deputetit 600€! Ndërsa personalisht unë sot kam ofruar shërbime për 50 pacient, përkundër 50 emailiave e cila duket se do jetë puna primare e këtyre asistentë, gjithmonë duke u bazuar në deklarimet publike të deputetëve”, ka shkruar Duraku në Facebook.

    Tutje, ai ka thënë “Tani se a është më e rrezikshme aplikimi i substancave biologjike apo qënderimi para monitorit për të lexuar email, këtë po u’a lë të vendosni ju.”

    “Në anën tjetë nuk duhet harruar menaxherët që nga Kryeinfermieri i Klinikës e deri tek ata të shërbimeve të cilët po të kishin një monitor që evidenton hapat se sa kalojnë për sigurimin e barërave me kohë për pacientët, ju garantoj që ai matë si hapave do kishte mesazhin “ERROR” sepse as paisjet nuk kanë munë si t’a bëjnë mbatjen apo nuk nuk janë të programuar për intenzitet të tillë.”, ka shkruar Duraku.

    Kujtojmë që Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rregulloren e re që përcakton shtesat mbi pagën bazë për deputetë si dhe mundëson klasifikimin e pagës për stafin mbështetës.

    Rregullorja e miratuar më 14 prill deputetët e Kuvendit do të kenë të drejtën të punësojnë një këshilltar politik i cili do të kategorizohet si staf mbështetës sipas rregullores dhe do të paguhet 600 euro. /Reporteri.net./

    “Krijohen” 120 vende të reja të punës në Kuvend, deputetët bëhen me nga një “këshilltar” që paguhen mbi 600 euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!