×
  • Lajme
  • Lajme / Raport policor

    Arrestohet 23-vjeçari në Gjilan për 5 vjedhje në Xhami dhe një në Kishë

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 12:26

    Policia e Kosovës në Gjilan, Njësiti i Hetimeve, ka arrestuar një 23-vjeçar, me inicialet A.K, nën dyshimet për vjedhje nëpër objekte fetare në Gjilan por edhe më gjerë, shkruan Reporteri.net.

    Arrestimi i tij u bë më 9 prill, ditë e enjte.

    “Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policorë është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme  se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se ka kryer vjedhje në disa objekte fetare në rajonin  e Gjilanit dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin policor.

    Në stacionin policor në Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku i janë ofruar dëshmi dhe videoincizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër objekte fetare.

    Policia, ka publikuar edhe vendet ku ka vjedhur:

    Vjedhje në Xhami në fshatin Pidiq

    Vjedhje në Xhami në Gjilan, rruga Arbëria

    Vjedhje në Xhami, në Gjilan, rruga Fadil Jakupi

    Vjedhje në Xhami në fshatin Zhegër

    Vjedhje në Xhami në fshatin Miresh

    Vjedhje në Kishë në fshatin Kllokot.

    “Pas intervistimit dyshohet se i dyshuari është i involvuar edhe në dy rastet të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private. Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan , i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë Rasti me Kallëzim penal dërgohet ne Pth Gjilan”, njofton PK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!