×
  • Lajme
  • Lajme

    Arriti 9 pikë negative, policia ia merr lejën për një vit 27-vjeçarit në Ferizaj

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 14:49

    Policia në Gjilan ka ndaluar një 27-vjeçar të cilit i ka vazhduar masën mbrojtëse për një vit, pasi i njëjti pas tri kundërvajtjeve të shkaktuara në komunikacion, ka arritur nëntë pikë negative, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa ndaj një 41-vjeçari kanë shqiptuar gjobë 200 euro dhe dy pikë negative për tejkalim në vijë të plotë.

    KOMUNIKATË PËR MEDIA:

    Policia rajonale e Ferizajt ndëshkon dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion

    Ferizaj, 17/04/2024

    Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, afër restorant ‘’Europa92’’ ka ndaluar shoferin I.TH (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.
    Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, dhe për tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

    Ndërsa , rreth orës 13:00 ndaj shoferit S.R ( M/K) i moshës 27 vjeçar, Policia e Komunikacionit Rrugor i vazhdoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për tri kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative.

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë dhe të mos shkaktojnë kundërvajtje që parashihen pikë negative dhe heqje e patentë shoferit.

    Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë

    Me respekt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!