×
  • Lajme
  • Lajme / Rotacioni diplomatik

    Borrell e nominon edhe zyrtarisht Lajçakun për pozitën e ambasadorit të BE-së në Zvicër

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 14:46

    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e ka nominuar edhe zyrtarisht ndërmjetësin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për pozitën e ambasadorit të BE-së në Zvicër, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të zyrës së Borrell.

    “Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht është duke shërbyer si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer më parë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Ndërkaq Orav Aivo është nominuar si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. Ai aktualisht shërben si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE. Orav ka shërbyer më parë si ambasador i BE-së në Mal të Zi.

    Procesi i emërimit të të nominuarve do të zyrtarizohet pas marrjes së miratimit zyrtar nga vendet pritëse përkatëse.

    Ende nuk dihet se kush do ta pasojë Lajçakun në pozitën e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi.

    Lajçaku shpesh është akuzuar për qëndrim jo neutral dhe qasje të pabarabartë në dialog. Vetë kryeministri Albin Kurti e akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës. /Reporteri.net/

    Lajçaku e ka të shkruar që të dështojë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!