×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Pesë skelete njerëzore pa duar dhe këmbë, gjenden jashtë shtëpisë së liderit nazist, mikut të ngushtë të Hitlerit

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 10:27

    Arkeologët kanë gjetur skeletet e pesë personave, që u mungojnë duart dhe këmbët, në një ish-bazë ushtarake naziste në Poloni, raporton CNN, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    I njohur si “Varri i Ujkut”, ishte kjo qendra komanduese naziste në Gierloz, Poloninë verilindore, ku grupi prej disa arkeologësh zbuloi fragmente të kafës njerëzore përgjatë një gërmimi më 24 shkurt të këtij viti, që u bë arsyeja e vazhdimit të mëtejmë të gërmimeve.

    Eshtrat i përkisnin tre të rriturve, një adoleshenteje dhe një foshnjeje të porsalindur, sipas Fondacionit Latebra, organizatë historike.

    Pesë trupat ishin vendosur pranë njëri-tjetrit, në një drejtim të njëjtë, jashtë një shtëpie që e kishte ‘uzurpuar’ komandanti nazist Hermann Göring, një pilot luftarak gjatë Luftës së Parë Botërore, po ashtu një mik i ngushtë i Adolf Hitlerit.

    Pranë trupave, kishte dërrasa të djegura dhe mbetje të infrastrukturës, po asnjë gjurmë veshjesh.

    Ka shumë pikëpyetje edhe te vet arkeologët rreth kësaj ngjarjeje. Madje, fondacioni ka thënë se ka shumë teori rreth asaj se si trupat janë pa këmbë dhe duar.

    Një hap tjetër që duhet zbuluar është mosha.

    “Varri i Ujkut”, ishte një prej bazave më të mëdha të nazistëve në Evropë.

    Adolf Hitleri, ka kaluar gati 3 vjet në këtë vend./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!