×
  • Lajme
  • Lajme / Kritikë

    Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrara, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 22:18

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për pjesëmarrje në një fushatë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

    Kjo në ditën kur në Kosovë është ditë zie, pasi dy vrasje të grave brenda një kohe të shkurtër tronditën vendin.

    Deliun për Haxhiun tha se e ka harruar detyrën e saj.

    “24 orë pas vrasjes në Gjyljetës, katër ditë pas vrasjes së Eronës, sot kur në Kosovë është Ditë Zie, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paska harruar detyrën e saj parësore për t’u marrë me krijimin dhe menaxhimin e task-forcës në mbrojtje dhe mbështetje të grave – e paska shku në Maqedoni të Veriut në një konferencë, e cila më shumë duket si tubim elektoral”.

    “Kaq mjafton për të kuptuar se me sa seriozitet dhe përgjegjësi kjo Ministre e kryen detyrën e saj. Kaq mjafton për të parë se sa i intereson kësaj ministreje siguria e grave në vendin tonë”, shkroi Deliu në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!