×
  • Lajme
  • Lajme / Votimi

    Dështon përpjekja për largimin e kryetarëve të komunave në veri

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 19:50

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një konferencë për media ka konfirmuar se ka dështuar iniciativa qytetarëve për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.

    Duke u mbështetur në të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces, ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve të kërkuar. Pra Nuk është arritur 50 për qind plus një. Prandaj, konstatojmë se iniciativa për largimin e kryetarëve Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

    “Në Leposaviq ishin 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, ka thënë kryetari i KQZ-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!