Drejtori i Komunës së Prishtinës: Jemi të përkushtuar t’i ruajmë pjesët me kalldërm

Drejtori për investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave në Prishtinë, Gëzim Rafuna, ka reaguar pasi një fotografi e rrejshme u publikua mbrëmë në rrjetet sociale kinse një rrugë e vjetër e qytetit të Prishtinës me kalldërm është mbuluar me asfalt.


Rafuna përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se mbulimi i kalldërmit  ka ndodhur në vitet 70-80 të shekullit të kaluar.

“Jam i përkushtur që ti ruajmë ato pjesë të vogla të mbetura më kalldërm si dhe ndërtimin e shesheve dhe rrugëve të reja siç është planifikuar me rrugët Ibrahim Lutfiu, dhe vazhdimi i sheshit “Ibrahim Rugova””, shkroi ai.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

 

Të dashur qytetar të Prishtinës,
e çmoj dhe e përkrahi angazhimin e juaj për qytetin tonë. Kritikat janë të mirëpritura dhe na ndihmojnë në rritjen e përformanës si dhe të përgjegjësive tona, karshi juve. Shumica juaj e dëshirojnë ta shohin qytetin sa më mirë dhe me infrastrukturë moderne, por ka edhe të tillë që me qellime të caktuara në rrjetet sociale, etj, po paraqesin foto dhe ngjarje të pa vërteta.
Angazhimi ynë ka synime pozitive dhe përgjegjësi institucionale.
Mbulimi i kalldërmit (zhgënjyese) ka ndodhur në vitet 70-80 të shekullit të kaluar.
Jam i përkushtur që ti ruajmë ato pjesë të vogla të mbetura më kalldërm si dhe ndërtimin e shesheve dhe rrugëve të reja siç është planifikuar me rrugët Ibrahim Lutfiu, dhe vazhdimi i sheshit “Ibrahim Rugova”.
🔺Shqëtësimi i juaj që është krijuar nga fotoja e plasuar mbrëmë si dhe teksti që është mbuluar kalldërmi është i pa vërtetë.
Po i publikoj disa foto që janë shkrepur gjatë punimeve, le të kuptohet e vërteta nga faktet e bazuara në foto dhe dëshmi.
#Prishtina me infrastrukturë të re duket më bukur!