×
  • Lajme
  • Lajme

    Duartrokitet Gërvalla në Londër kur kritikon pjesëmarrjen e Daçiçit në konferencë kundër dhunës seksuale: “Pse flet ky njeri, ka qenë dora e djathtë e Millosheviçit”

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 14:59
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

    “Daçiç është një nga arkitektët kryesorë të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë”, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvallla gjatë një Konferencë për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftëra e cila po mbahet në Londër, ku i pranishëm është edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç. raporton gazeta online Reporteri.net.

    Gërvalla i është drejtuar të pranishmëve në konferencë me pyetjen se “çfarë kuptimi ka që Daçiç të flet në një konferencë të këtillë”.

    “Ai ka qenë dora e djathtë e Sllobodan Millosheviçit nga 1992 gjer më 2000”.

    Të pranishmit e kanë mbështetur me një duartrokitje të madhe.

    Daçiç në këtë konferencë ka folur kundër dhunës seksuale në luftë, duke e quajtur “veçanërisht të dhimbshme dhe temë serioze, sepse është shkelje e të drejtave të njeriut”.

    Gjatë luftës në Kosovë janë dhunuar mbi 20 mijë gra nga forcat okupuese ushtarake serbo-jugosllave.

    Shkrimi i Gërvallës:

    Në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt (PSVI), i ftuar në Londër edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë.
    Ivica Daçiçi ne një panel me të mbijetuarën e dhunës seksuale të luftës në Ukrainë.
    Prania e tij në sallë dhe në panel nxiti shqetësim tek viktimat e pranishme dhe regime të ashpra të pjesëmarrësve të konferencës.
    Viktimat kanë nevojë për drejtësi, jo për ballafaqim me krimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!