×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    E quajti “të çmendur”, analistja amerikane: Histeria e Vuçiqit është e pabesueshme

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 7:41

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk u përmbajt në reagimin e tij gjatë një pyetje që iu parashtrua nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”.

    Me të parashtruar pyetjen se analistja Ivana Stradner ka deklaruar se Serbia synon ta lë rrugën e Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it, presidenti Vuçiq filloi me ironi – duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.

    “Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë – mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiq i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjes gazetares.

    E pamjet e reagimi të tij  i ka shpërndarë vetë analistja amerikane Stradner, e cila ka shkruar në X se Vuçiq e ka quajtur të çmendur dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.

    “Presidenti i Serbisë sapo tha se jam e çmendur dhe kam nevojë për trajtim mjekësor. Në psikologji, quhet projeksion. Histeria e tij është e pabesueshme”, shkroi Stradner.

    Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq reagon në këtë mënyrë ndaj gazetarëve, e në veçanti ndaj atyre që nuk mendojnë si ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!