×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Edhe sot ngrohtë, temperaturat maksimale deri në 24 gradë

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 7:14

    Mot i ngrohtë parashihet të mbretëroj edhe ditën e martë në vend. Fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell, e gjatë ditës kalojnë edhe vranësira, por se nuk paraqiten kushte për të reshura.

    Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.

    Intervale më të gjata me diell parashihen ditën e mërkurë, e mbetet edhe më tutje ngrohtë, me maksimale deri në 23C.

    Pasdite më vonë me zhvillime të vransirave lokale, mund të priten edhe rrebeshe shiu, kryesisht përret zonave malore. Mot më i ndryshueshëm paraqitet ditën e enjtë dhe të premtë, në mes alternimesh të vransirave dhe diellosjes, ndërsa orëve të pasdites me mundësi edhe për rrebeshe shiu dhe bubullima.

    Të shtunën më freskët, me më shumë vransira dhe kushte për shi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!