×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: E kishte të ndaluar vozitjen, policia e dënon 26-vjeçarin me 500 euro gjobë dhe ia konfiskon veturën

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 10:41

    Policia në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 26-vjeçare i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrojtëse, shkruan Reporteri.net.

    Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 eurove, pesë pikë negative si dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura.

    Poashtu ndaj të njëjtit është vazhduar masa mbrojtëse për gjashtë muaj.

    KOMUNIKATË PËR MEDIA

    Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

    Ferizaj, 30/04/2024

    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin S.M (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij Opel me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

    Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

    Ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë

    Me respekt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!