×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Prokurorisë

    Garat ilegale në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiqën tre të rinj, ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 11:46

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për rastin e dhjetorit të vitit të kaluar, ku tre të rinj mbetën të vdekur si pasojë e një aksident të rëndë që ndodhi në kilometrin e 15′ të në dalje të Autostradës “brahim Rugova”.

    Deri te aksidenti me fatalitet erdhi si pasojë e garave ilegale ku ishin të përfshirë dy personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit A.S., dhe I.H., me datë 16.12.2023 rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht në kilometrin e pesëmbëdhjetë (15) të saj nga aksi rrugor ‘’Prizren-Veri’’ në drejtim të aksit rrugor ‘’Prizren Jug’’ ku shpejtësia e lejuar e lëvizjes është 120 km/h, në bashkëkryerje veprojnë në kundërshtim me Ligjin nr. 05/L-088 për Rregullat e  Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që i pandehuri i parë, A.S me automjetin A rreshtohet në shiritin e majtë të rrugës, derisa i pandehuri i dytë, I.H me automjetin B rreshtohet në shiritin e djathtë të rrugës dhe fillojnë zhvillimin e garës, me ç’rast duke lëvizur paralelisht me automjetet e tyre, me një shpejtësi dukshëm më të madhe në raport me shpejtësinë e lejuar, i akuzuari i parë humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin C, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës, gjegjësisht viktimat: N.B., M.D., dhe L.S., dhe në të njëjtën kohë u shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarve: M.Z., dhe B.P., si dhe lëndime të lehta trupore të dëmtuarit S.Z., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke ndjekur zhvillimin e garës së kundërligjshme.

    @reporterimedia

    🚨🚨🛑KUJDES: Pamjet janë shqetësuese/ Momenti fatal: Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për të paktën tre viktima #fyp #reporteri #viral #aksident #prizren

    ♬ original sound – Reporteri.net

     

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Ngjarja e rëndë  ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, duke lënë të vdekur tre persona./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!