×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla mirënjohëse për deputetët që po mbështesin raportin e Bakoyannisit

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 19:35

    Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur mirënjohëse për deputetët që po mbështesin raportin e Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës.

    Në “X”, Gërvalla ka publikuar fotografi brenda sallës së Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku tash e dy orë po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës.

    “Në Strasburg po ndjekim me shumë interes dhe emocion debatin e Asamblesë së Përgjithshme të KiE rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE. Mirënjohës për mbështetjen e fortë nga deputetët në të gjithë vendet, të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv të raportueses Bakoyannis”, ka shkruar ajo.

    Po vazhdon diskutimi në Asamblenë Parlamentare të KiE për anëtarësimin e Kosovës, flet Bakoyannis

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!