×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ardian Gjini, model i kryetarit të suksesshëm dhe qeverisjes shembullore

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 11:42

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në vizitën e tij në Gjakovë ka thënë se kryetari Ardian Gjini është model i kryetarit të suksesshëm dhe qeverisjes shembullore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë vizitës ka parë nga afër punimet në lumin Krena, projekt që ai thotë ka zgjidhur problemin me ujërat e zeze, e poashtu e ka shndërruar në një vend atraktiv për bizneset.

    Postimi i plotë:

    Kryetari Ardian Gjini me qeverisjen në Gjakovë është model i kryetarit të suksesshëm dhe qeverisjes shembullore, duke u ofruar qytetarëve të saj, infrastrukturë dhe projekte të rëndësishme që i kanë dhënë hov zhvillimit të Gjakovës.

    Gjatë vizitës në këtë qytet, pamë nga afër punimet në Lumin Krena, projekt që ka zgjidhur jo vetëm problemin me ujërat e zeza por është shndërruar në një vend atraktiv për bizneset dhe qytetarët.

    Po ashtu, bashkë me kryetarin Gjini u pritëm ngrohtësisht nga Shejh Ruzhdi Shehu, në Teqen e Shejh Eminit, një vend ku gërshetohen historia, sakrifica dhe traditat e popullit shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!