×
  • Lajme
  • Lajme / Hyrja në fuqi

    Haradinaj: Programi i MCC-së është shembulli më i mirë i rëndësisë së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Amerikës

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 18:54

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.

    Haradinaj ka thënë se SHBA-ja ka treguar lidershipin e saj në ndihmë ndaj Kosovës.

    “ShBA-ja, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin. Hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka falenderuar SHBA-ja për kontribut të gjithanshëm.

    Lansohet programi i Kompaktit MCC-Kosovë, Kurti: Investimi më i madh në sektorin e energjisë

    “Gjithmonë falënderues ndaj miqve tanë strategjikë ShBA-të, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!