×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryeinspektori Topalli: Nuk jam person që shkeli ligje

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 19:33

    Ish-kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli ka thënë se vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shfuqizimin e vendimit për largimin e tij nga puna,  është i drejtë dhe i peshuar.

    “Personalisht e kam pritur që do të vjen një vendim i tillë duke u bazuar në përvojën time, në përkushtimin tim për punë, por kjo ka qenë një satisfaksion moral që edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të kuptojnë që megjithatë unë nuk jam person që shkel ligje”, ka thënë Topalli RTV Dukagjini, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Nuk jam person që manipuloj ashtu siç jam akuzuar me raportin e Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë tutje Topalli.

    Sot, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës ka kthyer në punë tre zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të cilët u shkarkuan për implikime në rastin Astrit Dehari.

    Ish-kryeinspektori Topalli ishte përjashtuar nga puna për “shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”./Reporteri.net./

    Rasti Dehari, kthehen në punë tre zyrtarët e shkarkuar në Ministri të Drejtësisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!