×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq

    Reporteri
    06 Nëntor 2022 | 9:43

    Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, siç raporton Radio Kontakt Plus.

    Dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut .

    Lista Serbe dje njoftoi se kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet në Kosovë, derisa kryetari i këtij subjekti, Goran Rakiq, tha se po jep dorëheqje nga posti i ministrit.

    Kujtojmë që këto dorëheqje vijnë pasi Kosova nisi zbatimin e modifikuar për targat dhe suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatonte këtë vendim.

    Lista Serbe do të organizojë një tubim sot në Mitrovicën e Veriut, që pritet të nisë në orën 12:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!