×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kapiten i Karrierës”, oficeri i FSK-së diplomon në SHBA

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 22:59

    Oficeri i FSK-së, Xhemi Mziu ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrës në Fort Moore të Shteteve tê Bashkuara të Amerikës.

    Sipas një njoftimi të FSK/së, edukimi për Kapiten të Karrierës, përgatit oficerë për lidership, komandant të ardhshëm të kompanive të përgaditur dhe trajnuar për detyrat në udhëheqje, trajnim të trupave e planifikim efikas për të qenë në gjendje për të udhëhequr kompaninë drejt realizimit të detyrave për të siguruar paqen ku do në botë.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës, çdo ditë po ngrit kapacitetet njerëzore me standardet më të larta të shkollimit dhe edukimit në shkollat dhe akademitë më prestigjioze në botë, e gjith kjo po bëhet falë mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve tanë strategjik që në çdo fazë të zhvillimit dhe ngritjes tonë janë me ne.”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!