×
  • Lajme
  • Lajme

    SKANDAL: Keqpërdoren fëmijët e Prizrenit, detyrohen të bëjnë përshëndetje ushtarake në mbështetje të terrorit ndaj kurdëve

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 17:45

    Futbollistët e Turqisë për golin e shënuar ndaj Shqipërisë në minutën e fundit festuan në stilin e ushtarëve, duke lënë të kuptohet se e përkrahin presidentin turk Erdogan dhe bombardimet që ai i ka nisur në Siri.


    Kjo ngjalli reagime të shumta në mbarë botën.

    Por rrugën e gabuar të futbollistëve turk e kanë ndjekur fatkeqësisht edhe disa nxënës të shkollës “Motrat Qiriazi” në Prizren, të prirë nga një person i rritur, që mund të jetë mësuesi i tyre.

    Është zyrtari i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Gent Kryeziu, që ka bërë një postim në Facebook ku shihet një person i rritur me nxënësit e shkollës në fjalë që kanë bërë fotografi me gjestin i cili simbolizon përshëndetje ushtarake, shkruan Reporteri.net.

    Kryeziu ka shkruar se shfrytëzimi i fëmijëve nga mësuesit e tyre, me përshëndetje ushtarake është lloji më i poshtër dhe më brutal i abuzimit me fëmijë.

    “Shfrytëzimi i fëmijëve nëpër shkollat tona nga mësuesit e tyre me përshëndetje ushtarake në shenjë përkrahjeje të aksioneve vrastare mes ushtrisë turke dhe rezistencës guerile kurde është lloji më i poshtër dhe më brutal i abuzimit me fëmijë. Derisa shkolla “Motrat Qiriazi” në Prizren flirton me fëmijë në këtë mënyrë, kulmi i abuzimit të tillë kurorëzohet me heshtjen e autoriteteve kompetente”, ka shkruar Kryeziu.

    Ai ka shtuar se heshtja e MAShT-it, DKA-së dhe KMDLNj-së karshi këtij gjesti, e legjitimon keqpërdorimin e fëmijëve.

    “Hesht DKA-ja, hesht MASHT-i, hesht KMLDNJ-ja. Heshtja e tillë pa dyshim që shërben si infuzion mbi legjitimitetin e abuzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve. Çfarë krimi i përkryer”, ka shkruar Kryeziu.

    Mbetet të shihet nëse do të reagon Drejtoria e Arsimit në Prizren dhe në përgjithësi Ministria e Arsimit për rastin në fjalë. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!