×
  • Lajme
  • Lajme

    Njësite të KFOR-it shihen edhe në Kaçanik

    Reporteri
    27 Gusht 2022 | 16:26

    Njësitet e KFOR’it tashmë ka ditë që po qëndrojnë në veri të Kosovës, qysh prej vendimit për shtyerjen e reciprocitetit për targat dhe dokumentet me Serbinë.

    Derisa ata po sigurohen që ta ruajnë paqen dhe stabilitetin në atë pjesë të vendit, forca të KFOR’it janë parë edhe në Kaçanik.

    Një lexues i Gazetës Online Reporteri.net ka dërguar pamje në adresë të redaksisë ku shihet një kamion dhe një tjetër automjet të KFOR’it.

    Derisa nuk dihet arsyeja e prezencës së tyre në Kaçanik, sipas lexuesit të Gazetës Online Reporteri.net, KFOR nuk është parë në Kaçanik qysh prej rastit të Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte shpallur terrorist. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!