×
  • Lajme
  • Lajme / Liria

    Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: I gjeta siç i kisha lënë, me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 18:21

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njofton për vizitën e zhvilluar në Hagë te ish-presidenti Thaçi e ish-kryetari i Kuvendit Veseli, përcjell Reporteri.net.

    Krasniqi thotë se kjo vizitë është pas gjashtë muajsh dhe se ish-krerët e UÇK-së i ka takuar ashtu siç i kishte lënë.

    “I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri”, shkroi Krasniqi.

    “Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe”, shkruan Krasniqi tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!