×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti me agjendë të ngarkuar sot

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 9:06

    Kryeministri i Kosovls, Albin Kurti ka një ditë të ngarkuar para vetes. Nga Kryeministria kanë njoftuar për agjendën e Kurtit për sot, dhe ajo është mjaft e ngarkuar.

    Kryeministri do ta nisë ditën sot me homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

    Pastaj në Kuvendin e Kosovës bën homazhe në përkujtim të  ish-deputetit Ali Lajçi dhe do të jetë pjesëmarrës edhe në akademinë përkujtimore që do të mbahet pastaj.

    Agjenda e Kurtit përfundon në ora 17:00, kur ai  merr pjesë ceremoninë për hyrjen në fuqi të MCC Compact.

    Agjenda e  plotë Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 30.4.2024:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.
    VENDI: Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë

    KOHA: 08:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi.
    VENDI: Kuvendi i Kosovës

    KOHA: 10:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.
    VENDI: Lagjja Suvido, Graçanicë

    KOHA: 12:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë shënuese për marrjen e vlerësimit të parë kreditor.
    VENDI: Hotel Emerald
    KOHA: 14:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Akademinë përkujtimore për ish-deputetin Ali Lajçi.
    VENDI: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë

    KOHA: 16:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë për hyrjen në fuqi të MCC Compact.
    VENDI: S2iss Diamond Hotel

    KOHA: 17:00

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!