×
  • Lajme
  • Lajme

    Kufizimi i lëvizjes, qytetarët vërshojnë rrugëve pas orës 16

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 18:38

    Pasi ka përfunduar orari i kufizimit të lëvizjes, qytetarët kanë vërshuar në rrugët e disa prej qyteteve të Kosovës.


    Një qytetar ka publikuar një video nga Ferizaj, ku shihet një kolonë e gjatë e veturave në rrugët e këtij qyteti, pas orës 16.

    Edhe përkundër kërkesave të shumta që sa më shumë të qëndrohet në shtëpi për shkak të rrezikut nga virusi Covid-19, është raportuar edhe për dalje të madhe edhe në rrugët e qyteteve të tjera.

    Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen jashtë nga ora 10 deri në orën 16 dhe nga ora 20 deri në orën 6. Këto masa u morën pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

    Deri tani në Kosova kanë rezultuar ndaj koronavirusit në fjalë 79 persona. Nga ta një ka vdekur ndërsa një është shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!