×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    “Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 8:59
    Foto: Ilustrim

    Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Policia e Kosovës njofton se rastin në polici e ka paraqitur viktima. Sipas saj, bashkëshorti e kishte telefonuar nga Gjermania dhe e kishte kërcënuar me fjalët “kur të vij në shtëpi mos të gjej aty”.

    Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari.

    Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj, njofton policia.

    “Ferizaj 16.04.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!