×
  • Lajme
  • Lajme / Rendi i ditës

    Kurti mbledh sot ministrat

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 7:30

    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje, e 203-ta me radhë.

    Mbledhja do të nisë në ora 11:00.

    Në rend të ditës janë janë gjithsej 20 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në mbledhjen e sotme, ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për bankat, shqyrtimi i Projekt-Udhëzimit Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionale me Organizatat Joqeveritare për Zbatimin e Politikave të të Drejtave dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve (MOP), shqyrtimi i Kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e mjeteve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës (MFRT), shqyrtimi i Kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore.

    Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për rishpërndarje të mjeteve në Ministrinë e Administratës për Vetëqeverisje Lokale, shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim në interes publik të patundshmërive të prekura nga zbatimi i Projektit: Ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë (MSPPI), shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme me interes publik për realizimin e projektit: “Ndërtimi i sheshit qendror të qytetit” në Rahovec, shqyrtimi i Iniciativës për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbimet e Aviacionit ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e të tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!