×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 9:38

    Një grua është vrarë në Pejë mëngjesin e sotëm. I dyshuari në këtë rast është bashkëshorti i saj.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se ai tashmë është arrestuar.

    Gazeta online Reporteri.net se i dyshuari në këtë rast është Edmond Lajqi. Në vendin e krimit siç konfirmoi policia është konfiskuar edhe një armë zjarri.

    Viktima e sotme është gruaja e dytë e vrarë në më pak se një javë në Kosovë.

    Të premten një  21-vjeçare mbeti e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I dyshuar në këtë rast është  36-vjeçari Valon Aliu, ish bashkëshorti i saj. /Reporteri.net/

    Vritet një grua në Pejë, i dyshuar bashkëshorti i saj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!