×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haxhiu: Hoti në SHBA ia bëri gabimin më të madh historisë së Kosovës, pajtua që ta fsheh të vërtetën për të zhdukurit

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 12:35

    Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu  në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur në Uashington.


    Sipas Haxhiut, në pikën ku flitet për të pagjeturit dhe kthimin e të zhvendosurve në Kossovë, Qeveria Hoti ka barazuar krimet e Serbisë në Kosovë me të zhvendosurit serbë nga Kosova, shkruan Reporteri.

    Javët që lamë pasë kemi dhënë qëndrimet tona në lidhje me zotimet e nënshkruara nga Hoti në Uashington. Në pikën 11 të kësaj marrëveshje, me nënshkrimin e saj barazohen qytetarët që janë vrarë e zhdukur nga Serbia me ata që janë larguar nga Kosova. Qeveria Hoti ia ka bërë gabimin më të madh historisë së Kosovës, me anë të atij nënshkrimi është pajtuar të fshehë të vërtetën për krimet në Kosovë. Të pagjeturit asnjëherë nuk kanë qenë kusht në dialogun me Serbinë. Serbia e ka obligim të japë informacione për personat e pagjetur që i ka marrë me dhunë. Serbia duhet ti kthejë ato pa asnjë kusht. Përveçse është e padrejtë të brezohen të pagjeturit me të zhvendosurit. Si nuk iu kujtua kryeministrit Hoti të komentojë diskriminim e vazhdueshëm që iu bëhet shqiptarëve në Luginë”, u shpreh ajo.

    Ndër të tjera, Haxhiu foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, ku ditë më parë LDK tha se ka hequr vijat e kuqe për PDK-në.

    Haxhiu tha se LDK i ka hequr vijat e kuqe për PDK-në qysh pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

    “Ne kemi bashkëpunim shumë të  mirë me të. Sa i përket heqjes së vijave të kuqe ne kemi thënë në vazhdimësi se LDK i ka hequr vijat për PDK-në menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ju e dini goditjen e madhe që ia dhanë vullnetit të qytetarëve kur rrëzuan qeverinë më të mirë që ka pasur Kosova. Ne e kemi parë që në këtë qeveri nuk flitet për çështje parimore por vetëm se kush cilin post do të marrë”, u shpreh ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!