×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Merovci publikon fotografi të rralla nga mbledhja e parë e Këshillit Qendror të LDK-së, më 1991

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 15:02

    Ish-bashkëpuntori i Presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka publikuar një fotografi të mbledhjes së parë të Këshillit Qendror të LDK-së.


    Kjo mbledhje ishte mbajtur më 12 maj 1991, shtatë ditë pas Kuvendit të parë të LDK-së.

    Postimi i plotë i Merovcit:

    Mbledhja e parë e Këshillit Qendror të LDK-së!
    Më 12 maj 1991 në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (tani Muzeu i Pavarësisë), mbas Kuvendit të parë të LDK-së (5 maj 1991) ku kryetar u zgjosh Dr. Ibrahim RUGOVA, u mbajt Mbledhja e parë e Këshillit Qendror (tani Këshilli i Përgjithshëm) i LDK-së. Nga 55 anëtarët që asokohe kishte ky këshill, morën pjesë 50 anëtarë. Kryetari RUGOVA propozoi Kryesinë e punës në përbërje: z. Kadri HALIMI dhe z. Naip ZEKA dhe procesmbajtës z. Milazim KRASNIQI. Për Kryesi u zgjodhën 12 anëtarë, nga të cilët 2 nënkryetar dhe 1 sekretar. Në këtë mbledhje, në mes tjerash Kryetari RUGOVA tha: “…..ne me një Deklaratë u përcaktuam në Kuvend për statusin e Republikës. Ndonjëherë shtrohen edhe kombinimet tjera si statusi i ’74-shit, kufijve të brendshëm, etj. Ne si parti duhet të deklarohemi se nuk kemi të drejtë të marrim përgjegjësi për ‘74-shin etj., por duhet një deklarim i popullit me Referendum ose forma të tjera. Po ashtu shtrohet edhe çështja e bashkimit kombëtar, edhe këtu ne duhet ta kemi një qëndrim. Ne e kemi opsionin e Republikës, të kufijve të lirë të qarkullimit, të integrimeve evropiane. Këtu ende qëndrojmë edhe për shumë arsye, kurse këto që po shfaqen si ide, nuk prishin punë por tjetër është aksioni dhe veprimi politik e tjetër është shfaqja e mendimeve, pjesa shkencore, publicistike që shpeshherë në jetën tonë politike, po na përzihen. Po mendohet se me dalje në gazetë do të kryhet ajo punë. Si hapësirë politike le të jetë edhe ajo, ndërsa ne si parti politike duhet të matemi shumë kur të bëjmë një hap dhe çështje tjera. Për këtë arsye na çmojnë shumë dhe mendimi ynë çmohet nga qarqet evropiane……”

    https://www.facebook.com/adnan.merovci/posts/2465325683510900

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!