×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kërkon nga Qeveria plan konkret për gjendjen në Veri

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 21:01
    Lidhja Demokratike e Kosovës. Fotografi ilustruese.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet që ndodhën sot në Veri. Përmes një komunikate për media, LDK ka kërkuar nga Qeveria “qartësi dhe plan konkret për gjendjen atje”.

    Kjo parti ka thënë se personat e përfshirë të identifikohen dhe të vihen para institucioneve të drejtësisë.

    Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku tha se institucionet e Kosovës duhet të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerë.

    “LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura. Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në veri të vendit, sulmet ndaj institucioneve dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës.

    LDK-ja dënon sulmet e sotme dhe kërkon që, të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë.

    LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura. Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë.

    LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri.

    Kurti: Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!