×
  • Lajme
  • Lajme / Ditë tipike pranverore

    Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 7:53

    Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Era do fryjë fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes, nga 15-41 km/h.

    Edhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në Shqiëri, moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

    Temperaturat parashikohen të sullen nga më e ulëta në veri 10 gradë Celsius dhe më e larta në Vlorë dhe Berat 27 gradë Celsius.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!