×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndihmëssekretari O’Brien reagon pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 23:14

    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

    O’Brien e ka veçuar faktin se Maqedonia e Veriut ka zgjedhur presidenten e parë grua.

    Ai tha se si aleatë, SHBA-ja pret me padurim të punojë me Maqedoninë e Veriut.

    “Urime Presidentes së parë grua të zgjedhur ndonjëherë të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Si aleatë, partnerë dhe miq, presim me padurim të punojmë me Maqedoninë e Veriut për reforma kuptimplota dhe synime të përbashkëta përgjatë rrugës së integrimit euroatlantik”, ka shkruar O’Brien në platformën “X”, të enjten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!