×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Nesër nuk do të lejohet qarkullimi i veturave në drejtim të Gërmisë

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 10:32

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 majit, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në parkun Gërmia, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur që autobusët e Trafikut Urban, veturat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it do të lejohen.

    Njoftimi:

    Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.

    Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!