×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarja në Pejë, Haradinaj: Është tejkaluar çdo limit njerëzor, drejtësia të kryej punën e saj dhe të ashpërsohet

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 12:22

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vrasjen e rëndë sot në Pejë, ku dyshohet se një grua u vra nga bashkëshorti i saj, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj ka thënë se raste të tilla po ndodhin shpesh dhe se është tejkaluar çdo limit njerëzor.

    Në postimin e tij në Facebook, i pari i AAK-së ka shkruar se është urgjencë që gjërat të marrin kahje tjetër, e shoqëria të reflektojë, dhe drejtësia të kryej punën e saj dhe të ashpërsohet.

    “I trishtueshëm lajmi për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Pejë. Raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar çdo limit njerëzor.
    Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim.
    Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!