×
  • Lajme
  • Lajme / Rasti i së dielës

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri me thikë një burrë tjetër i cili s’pranoi të kryente marrëdhnie seksuale me të

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 17:59

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit A.N pasi i njëjti dyshohet se të dielën e 5 majit e kishte detyruar joshur viktimën që të konsumojë substanca narkotike e më pas edhe të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në komunikatën e Gjykatës thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënjë seksuale dhe pasi viktima kishte refuzuar, i pandehuri e kishte sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse”.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.N për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së. Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënjë seksuale dhe pasi viktima kishte refuzuar, i pandehuri e kishte sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin ishte deklaruar edhe Policia e Kosovës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhej në njoftimin e Policisë./Reporteri.net/

    Detaje nga tentim vrasja në Fushë Kosovë: Burri theri me thikë burrin që s’pranoi të bëjë seks me të

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!