×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon Sunakun, diskutojnë për zhvillimet e fundit në rajon: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 10:33

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë Kosovë-Britani e Madhe. 

    Liderët u takuan në kuadër të samitit të liderëve evropianë në Moldavi.

    Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovës.

    “Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

    Presidentja Osmani ka zhvilluar një takim të shkurtër edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Osmani tha se në këtë takim të shkurtër u dëshmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Osmani takohet me Vuçiqin, thotë se nuk është i interesuar për zgjidhje e as për paqe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!