×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Plagosja e policit nga hajnat në Klinë, Policia e Kosovës jep detaje

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 9:38

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Klinë, ku është plagosur një polic.

    Rasti kishte ndodhur derisa të dyshuarit kishin hyrë për të vjedhur në një objekt fetar. Pas arritjes së patrullës së policisë, të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri duke e lënë të plagosur një zyrtar policor, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Zyrtari policor është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

    Rasti po hetohet, teksa nuk raportohet për të arrestuar.

    “Klinë 09.05.2024 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të dyshuar janë duke tentuar të bëjnë vjedhje në objekt fetar. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Si pasojë e të shtënave, një zyrtar policor është plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Pejës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!