×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Po bënin gara të shpejtësisë, policia në Kamenicë i gjobit dy shoferë me nga 400 euro dhe 10 muaj heqje të patentë shoferit

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 14:33

    Policia në Kamenicë ka gjobitur dy shoferë pasi të njëjtit po zhvillonin gara të shpejtësisë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, shkruan Reporteri.net.

    Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 5 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj.

    Komunikata:

    Gjilan, 16 prill 2024    

    Njësiti i policisë nga stacioni policor në Kamenicë si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Kamenicë – Crep
    ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.

    Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 5 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj.

    Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!