×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët serbë dorëzojnë dorëheqjet në stacionin policor në veri

    Reporteri
    06 Nëntor 2022 | 14:16

    Pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës kanë filluar të dorëzojnë dorëheqjet e tyre në stacionin Policor në veri të Mitrovicës.

    Fletëdorëheqjet janë duke u dorëzuar të dielën, pasi ka përfunduar tubimi i serbëve i organizuar nga Lista Serbe në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

    Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen policët serbë të Kosovës duke iu drejtuar stacionit policor në veri.

    Arsyetimi në fletëdorëheqjet e këtyre pjesëtarëve policor tregon shkurtazi se është për arsye “personale e morale”.

    “Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetim.

    Një ditë më parë është marrë vendim që të bojkotohen institucionet e Kosovës nga përfaqësuesit serbë të tyre.

    Ky vendim është marrë pas suspendimit të Drejtorit të Policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq./Koha.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!