×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi thërret seancën konstituive të Kuvendit të ri

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 16:08

    Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur sot Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Kosovës.


    Seanca e re është thirrur të mbahet pas dy javësh, më saktë më datë 24 dhjetor.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 66 (3) dhe nenit 84 pika (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Njoftimin e datës 27.11.2019, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (Nr. Protokolli të KQZ-së: 1846-2019, 27.11.2019), për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 29.11.2019 (Nr. Prot.: 1608), sot më datën 11 dhjetor 2019, ka nxjerrë Vendimin Nr. 305/2019 për thirrjen e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, në orën 9:00”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Në këtë mbledhje të mund të konstituohet legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, por vetëm nëse deri atëherë arrihet marrëveshja për koalicion në mes të VV’së dhe LDK’së, në të kundërtën pritet që konstituimi të shtyhet për mbledhjet tjera. Kjo pasi VV’së së cilës i takon e drejta për ta propozuar kryetarin e ri të Kuvendit, ka njoftuar më herët se nuk do ta bënte propozimin, nëse nuk do të kishte marrëveshje koaliconi paraprakisht me LDK’në.

    Bazuar në këtë dinamikë të formimit të institucioneve, qeveria Kurti, nuk do të mund të formohet edhe dy javë, pavarësisht nëse do të ketë marrëveshje koalicioni me LDK’në apo jo deri atëherë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!