×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Projektligji për Kodin Civil, Rrahmani-Kurtit: Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votojë ligje që cënojnë familjen

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 17:30

    Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të votojë Projektligjin e Kodit Civil që parasheh martesat mes gjinisë së njejtë në Republikën e Kosovës.

    Sipas Rrahmanit, ky projektligj cenon familjen dhe si i tillë nuk mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës.

    “KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN! Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar Rrahmani.

    Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kalimi i Kodit Civil është një nga dy gjërat që duhet të ndodhë bashkë me Asociacionin, që Kosova të mund të ketë sukses në votimin final për anëtarësim në Këshill të Evropës.

    Kurti këtë deklaratë e bëri në Berlin në një ngjarje të organizuar nga SPD në hapësirat e Bundestagut ku temë qendrore ishte anëtarësimi i Kosovës në KiE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!