×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeministri shqiptar

    Rama: Shqipëria dëgjohet nga liderët e fuqive të mëdha, jemi pikë ekuilibri në rajon

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 22:49
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është sot në një pozicion tjetër, dhe në një raport komplet tjetër ndërveprimi dhe komunikimi me ndërkombëtarët.

    Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se pas transformimeve që kanë ndodhur në vend dhe rolin që ka marrë Shqipëria në arenën ndërkombëtare, Shqipëria dëgjohet dhe konsultohet nga liderët e fuqive të mëdha.

    “Nuk dua të flas fare për veten, dhe dua ta bëj të qartë që këtu nuk është çështja tek unë, sigurisht unë bëj detyrën time dhe kam pjesën time, por është e gjitha ajo që ka ndryshuar me Shqipërinë, që nga reforma në drejtësi, transformimi i turizmit, te shkalla shumë e lartë e sigurisë, te roli ynë në arenën ndërkombëtare, në KS, në krye të OSBE, në Këshillin e të Drejtave të njeriut në OKB dhe ne dëgjohemi, ne konsultohemi. Fuqitë e mëdha na pyesin, liderët e fuqive të mëdha na konsultojnë, na kërkojnë mendim rregullisht se si i shohim ne gjërat në rajon”, tha Rama.

    Kryeministri u shpreh se “kjo sigurisht që është një plus për ne, por edhe për ata, sepse kanë në rajon një zë të cilin e besojnë, e dëgjojnë, një zë që është zëri i një shteti që e ka bërë shumë të qartë qasjen e vet ndaj rajonit”.

    “Një zë që ka marrë përsipër të jetë në rajon, forca e shembullit jo shembulli i forcës, që ushqen me të gjitha mënyrat afrimin, bashkëpunimin, paqen dhe që patjetër përbën edhe një pikë ekuilibri”, tha Rama./Atsh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!