×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi në "X"

    Rohde: I bashkohemi popullit të Kosovës në Ditën e Zisë, zotohemi për të punuar kundër dhunës me bazë gjinore

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 12:04

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë, shkruan Reporteri.net.

    Duke u zotuar se drejt një fundi të dhunës në bazë gjinore, ambasadori Rohde ka thënë se i bashkohet popullit të Kosovës në Ditën e Zisë.

    “Rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë. Ne i bashkohemi popullit të Kosovës sot në Ditën e Zisë dhe shprehim keqardhjen tonë për ata që vuajnë për humbjet. Paralelisht me Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ne nënvizojmë zotimin tonë për të punuar drejt një fundi të dhunës me bazë gjinore”, shkruan Rohde në platformën “X”.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ditën e djeshme ka marrë vendim që e mërkura, 17 prill të shpallet ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

    “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona! Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhej në njoftim./Reporteri.net/

    Presidentja Osmani e shpall të mërkurën ditë zie

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!