×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha thirrje për revolucion popullor: Hidheni Ramën në koshin e plehrave të historisë

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 7:24

    Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh në “Tempora” se largimin e Edi Ramës e kanë në dorë vetë shqiptarët.


    Sipas tij, kreu aktual i ekzekutivit largohet vetëm me revolta, duke u bërë thirrje qytetarëve që të rrëzojnë Edi Ramën. Ndërkohë, Berisha nuk i kurseu kritikat as për Partinë Demokratike, që sipas tij nuk bëri aq sa duhet për largimin e Edi Ramës.

    “Unë mendoj se Edi Rama qëndron në pushtet, bëhet më kriminel, më i rrezikshëm, më përbindësh, më anti-shqiptar dhe sjell më të kqijat për këtë vend. Ai duhet të largohet me revolucion popullor. Çdo shqiptar duhet t`i analizojë të gjitha këto qëndrime. Sot pa përjashtim të gjithë ata që firmosin në bordero marin një rrogë më të vogël se 7 vite më parë. Shqiptarët kishin lënë pas 7 vende për rrogat mesatare në rajon”.

    “Unë mendoj se PD bën diskutime, por vendimet nuk i kam të qarta. Janë disa gjëra të thjeshta, unë dëgjoj se kur flasin për Edi Ramën ka njerëz që flasin sikur nuk ka ndodhur asgjë. Unë i përshëndes ata djemtë në Durrës që nuk ia varën. Unë mendoj se PD duhet të punojë më shumë për të fituar besimin e shqiptarëve. Nuk mund të krahasohen këta që janë sot në pushtet me Partinë Demokratike. Ky është pushteti i krimit. E dini ku është prokurori sot, në kulmin e fuqisë në Prokurorinë e Durrësit. E dini ku është Rrumi sot? Në shtëpinë e tij”.

    “Po nuk u përmbys Rama këtu nuk ka të ardhme. Ai nuk largohet kurrë nga pushteti pa parë atë që meriton. E kanë dorë shqiptarë ta cënojnë dhe ta hedhin në koshin e plehrave të historisë. Shqiptarët duhet ta dinë se është në dorën e tyre të ngrihen. Nuk mendoj se opozita e bëri sa duhet. Largimi im është pa kthim. Për mua është e domosdoshme hapja dhe afrimi i emigracionit dhe diasporës është i një rëndësie përcaktuese për qeverisjen e ardhshme”.

    I pyetur nëse ndërkombëtarët do ta mbështesnin këtë zgjidhje, ndërkombëtarët ai ka thënë se “nuk ka qeveri në botë që kundërshton rrëzimin e një narkoshteti, kush në botë jo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!