×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 24-vjeçar arrestohet në aeroportin e Tiranës, kishte vjedhur një orë në vlerë 20 mijë euro

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 14:22

    Një 24-vjeçar është arrestuar sot në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

    Sipas informacioneve të policisë, i riu ka vjedhur një orë me vlerë prej 20 mijë eurosh, në një prej bagazheve të udhëtarëve.

    Policia ka njoftuar se ora është sekuestruar.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të depozituar nga një 30-vjeçar, se kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, i kishin vjedhur një orë të kushtueshme të cilën e mbante në bagazhet e tij dhe vjedhjen e së cilës ai e kishte konstatuar në momentin kur kishte arritur në Athinë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

    Si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, u arrit të identifikohet si autor i kësaj vjedhjeje, me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit 24 vjeç, banues në Krujë, me detyrë punonjës për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve, në aeroportin e Rinasit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!