×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Varfëria në Elbasan, shumë familje marrin edhe bukën me listë

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 21:22

    Qarku i Elbasanit por edhe Bashkia Elbasan që është qendra e qarkut, renditen ndër zonat më të varfëra në vend dhe natyrisht me një papunësi te lartë, krahasuar me numrin e banorëve.


    Vetëm në rrethin e Elbasanit, janë te regjistruar në zyrat e punës, rreth 7 mijë persona që janë në pritje, ndërsa rreth 11 mijë persona të regjistruar presin të punësohen në të gjithë qarkun.

    Ndërkohë që realisht, shifrat e personave të papunë janë shumë herë më të larta nga ato që janë regjistruar në zyrat e punës.

    Kjo varfëri nuk është e vështirë të kuptohet edhe në lagjet e qytetit. Listat në ushqimoret e lagjeve sa vijnë dhe bëhen më të gjata nga personat që marrin produktet e domosdosshme të ushqimit, deri dhe tek buka.

    Trajtimi me ndihmë ekonomike i familjeve, vetëm sa thellon më tepër borxhin e këtyre familjeve dhe natyrisht varfërinë, në një kohë që hapja e vendeve të reja të punës dhe punësimi i tyre shikohet si e vetmja zgjidhe për të mundur sadopak varfërinë që është ulur këmbëkryq në shumë familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!